Kapshticë, kthime masive në kufi; kërkohen garanci financiare
22/09/2015 09:15
Autoritetet greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë duke penguar lëvizjen drejt Greqisë të mijëra personave që duan të shkojnë të punojnë disa ditë në sezonin e mbledhjes së prodhimeve bujqësore, pemtarisë.
Në pikën e kalimit kufitar, shtetasve shqiptarë iu kërkohet garanci financiare në shifra që shkojnë deri në 3 mijë euro për person.
Në 24 orët e kaluara janë kthyer mbrapsht 300 persona të cilët nuk e kishin dokumentacionin e kërkuar.
Personat e kthyer thonë se synimi i tyre ishte të shkonin të punonin disa ditë, pasi fermerët grekë punësojnë me mëditje shumë punëtorë.
Autoritetet shqiptare të pikës së kalimit kufitar kanë kërkuar një takim me homologët për zgjidhjen e situatës.
Top Channel