Wikipedia na rrëfen një botë të parë me sytë e Perëndimit? Duket se po, pas një studimi të Universitetit të Oksfordit. Ky studim shpjegon se gjysma e të gjitha modifikimeve në artikujt e enciklopedisë online më popullore, janë shkruar vetëm në pesë vende: SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Gjermani dhe Itali.

Vetëm për të dhënë një shembull, Vendet e Ulëta, që nuk janë mes këtyre pesë vendeve, prodhojnë më shumë korrektime nga të gjitha vendet e Afrikës të mbledhura së bashku.

“Demokratizimi i internetit nuk është njësoj si demokratizimi i pjesëmarrjes së zërave në Wikipedia. Rezultatet e këtij kërkimi tregojnë se ka një polarizim kulturor të përcaktuar nga ai që ka fuqinë ekonomike”, shpjegon prof. Mark Graham, i universitetit të Oksfordit, që ka drejtuar studimin që zgjati tre vjet.

Wikipedia lindi më 2001, dhe është publikuar në rreth 300 gjuhë, përfshi dhe shqipen. Enciklopedia online në të shkuarët është përballur me probleme barazie, përsa i përket redaktorëve të saj me një disbalancë në favor të meshkujve. Aq sa, Royal Society, një nga institucionet shkencore më të vjetra në Britaninë e Madhe, organizon çdo vit një event në tentativë për të vendosur ekuilibrin gjinor të platformës.

Top Channel