Kushtet e rënda në burgje, kërkohet ulja e dënimeve për të burgosurit

21/09/2015 16:15

Aktivistët e të drejtave të njeriut në Maqedoni kanë ndërmarrë një nismë për ndryshimin e ligjit për amnisti dhe po kërkojnë uljen e dënimeve të të burgosurve deri në 40%, për shkak të kushteve të rënda nëpër burgje.

Të hënën, ata kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit dhe kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrugët, nëse kërkesa e tyre nuk pranohet.

“Nëse deri të mërkurën, Parlamenti nuk na jep përgjigje pozitive për grumbullimin e 10 firmave të nevojshme për ndryshimin e ligjit për amnisti, ne do të bllokojnë rrugët para Parlamentit dhe para qeverisë”, tha Meri Nikolovska, aktiviste.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë familjarët e të burgosurve, shumica e të cilëve u ankuan se të afërmit e tyre po mbahen padrejtësisht nëpër burgje.

“Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë lënë këtë fëmijë jetim. Ata janë mafiozë dhe duhet të shkojnë në burg, kurse 80% e të burgosurve janë të dënuar pa faj, në raste të montuara”, tha një familjar.

Ndërkohë, të burgosurit kanë ndërprerë këtë të hënë grevën disa ditore, në të cilin ishin futur për shkak të kushteve të rënda në burgjet e Maqedonisë.

Top Channel