Aksion kundër paligjshmërive, 6 në pranga, 10 në kërkim

20/09/2015 17:55

Vijon puna e Strukturave të Policisë së Shtetit për të goditur fenomenin e ndërtimit të objekteve pa leje, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara. Burimet zyrtare bëjnë me dije se edhe gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, në fushën e ndërtimeve të paligjshme, janë evidentuar 50 raste.

Katër prej tyre janë arrestuar në flagrancë, 36 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 10 autorë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, 2 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 5 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Për sa i përket organizimit të lotarive të palejuara, policia ka bërë të ditur se 6 persona ndiqen në gjendje të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA