Nuk është aspak surprizë fakti që aplikacioni i parë i Apple për Android është krijuar për t’ju mundësuar ju të kaloni nga sistemi Android në atë iOS.

E gjitha çfarë duhet të bëjnë përdoruesit e Android është që të shkarkojnë aplikacionin e quajtur “Move to iOS” dhe pastaj të ndjekin procedurat.

Ky cilësohet një lëvizje e zgjuar e Apple, edhe për faktin që aplikacioni bën që ju të mos humbisni të dhënat ose materialet e tjera, si foto, video, mesazhe apo email-e, të cilat do të transferohen lehtësisht në pajisjen tuaj iOS.

Pasi ta keni shkarkuar aplikacionin, ju duhet edhe ta kontektoni atë me wi-fi-në tuaj duke e zgjedhur te “Insider”. Në menynë e ardhshme, ju duhet të zgjidhni “Move Data from Android”. Pastaj, në pajisjen tuaj iOS do t’ju shfaqet një kod, të cilën duhet ta kaloni edhe në aplikacion.

Pasi t’i keni dhënë kodin, pajisja juaj iOS dhe Android do të lidhen me njëra tjetrën. Pas kësaj, ju do të pyeteni se çfarë të dhënash dëshironi të transferoni në pajisjen iOS. 

Më pas ju duhet të prisni derisa të dhënat të transferohen dhe pasi kjo procedurë të përmbyllet, ju duhet të klikoni mbi “Done” në pajisjen Android dhe të prisni për “Move intems into place” te pajisja iOS.

Në momentin që do të përfundojë, në ekran do t’ju shfaqet “Transfer Complete” dhe pastaj ju mbetet vetëm të klikoni mbi “Continue Setting Up iPhone/iPad”.

Top Channel