Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasit Shkëlzen Hoxha, 39 vjeç, ish-Kryetar i Bashkisë Krujë, Indrit Fida, ish-punonjës i kësaj bashkie dhe shtetasi Xhuma Rroshi nga Kruja.
Procedimi nisi pas verifikimit për ndërtimin e një objekti, investim i Ministrisë së Brendshme, ku u gjet moszbatimi i procedurave dhe kritereve teknike të punimeve.
Nga verifikimet e kryera objekti rezultoi i papërfunduar ndërkohë që shuma e përcaktuar për ndërtimin e këtij objekti i është kaluar në llogari firmës, duke shkelur kontratën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shpërdorimi i kontributeve të dhëna nga shteti”.
Top Channel