Apple është duke nxituar për projektin e saj për makinën me vetëdrejtim. Sipas një dokumenti të siguruar nga “the Guardian”, këshilltari i lartë ligjor në Apple, Mike Maletic ka qenë në Departamentin për Mjete Motoike të Kalifornisë për të zhvilluar disa takime.

Maletic raportohet se ka takuar zv.drejtorin e departamentit, Bernard Soriano dhe shefin e Planit Strategjik, Brian Soublet. Ky departament jep leje për të gjithë kompanitë që dëshirojnë të testojnë makinat e tyre robotike.

Edhe pse Apple asnjëherë nuk ka folur publikisht për makinën e saj me vetëdrejtim, ka qenë po “the Guardian” që kohë më parë publikoi një raport që fliste për projektin “Titan” nën të cilin projekt fshihej makina. Madje, u tha se për këtë projekt, Apple ka punësuar mbi 1000 persona.

Ndërkohë, një tjetër ambient ku kompania amerikane mund të testoj makinën e saj është stacioni GoMentum. Ky është një stacion i armatimeve detare Concord, një ambient i papërdorur që prej Luftës së Dytë Botërore, me shumë autostrada dhe rrugë ndërqytetase, por baza është e mbyllur për publikun dhe e mbikëqyrur nga ushtria, duke e bërë atë zyrtarisht “mjedisin më të madh dhe më të sigurt në botë për testime”.

Top Channel