Pakti për asociacionin, Rashiç është i paqartë

17/09/2015 15:20

Deputeti i Partisë Për Progres Demokratik (PDS), Nenad Rashiç, në një program të TV Dukagjinit në Kosovë, deklaroi se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ka shumë paqartësi.

Ai theksoi se problematik paraqitet fakti se në marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel nuk janë përfaqësuar serbët e Kosovës dhe ato janë nënshkruar vetëm mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Disa pika të marrëveshjes janë të paqarta, me dy kuptime dhe lënë vend për interpretim, prandaj të dyja palët që kanë qenë pjesë e dialogut po e shpallin nënshkrimin e marrëveshjes për asociacionin si fitore të tyre”, deklaroi Rashiç.

Sipas tij, janë të ekzagjeruara deklaratat se asociacioni i komunave me shumicë serbe është një Republikë e dytë Serbska. Ai tha se në bazë të asaj që është publikuar, do të kenë kontroll të dyfishtë ndaj komunave me shumicë serbe nga Këshilli i Asociacionit dhe nga Beogradi zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA