Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u prit në Uashington nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry, pas takimit që zhvilloi me zëvendëspresidentin Joe Biden.
Kryediplomati amerikan Kerry tha se takimi me Vuçiç ishte konstruktiv dhe pozitiv, por theksoi se zyrtari serb e di që ende ka shumë për të bërë përsa i takon marrëveshjeve me Kosovën.
“Ende ka punë për të bërë, siç e di edhe vetë kryeministri, por mendoj se ai dhe të tjerët janë duke e çuar këtë sfidë përpara dhe kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi John Kerry.
Ndërkohë, Vuçiç në fjalën e tij nuk e ka përmendur Kosovën fare, sikur të mos ishte ajo sfida më e madhe e Serbisë. Vuçic u prit edhe nga zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili ka theksuar rëndësinë strategjike, që sipas tij, kanë përpjekjet e Serbisë për të nxitur pajtimin rajonal në Ballkan dhe përparimin e dialogut me Kosovën, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Top Channel