Google do të dhurojë 5 milionë euro për të ndihmuar refugjatët në Europë. Lajmi bëhet i ditur nga departamenti i bamirësisë në Google, që javën e kaluar kishte bërë të ditur një fond prej 1.1 milionë dollarë.

“Javën e kaluar, Google ka financuar 1 milionë euro në favor të organizatave që ofrojnë ndihma humanitare në frontin e parë të refugjatëve dhe emigrantëve në të gjithë botën. Sot ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të bëni donacionin tuaj. Për të dyfishuar impaktin e kontributit tuaj do të bëjmë dhurimin tonë të barabartë me tuajin për 5 milionë eurot e para që do të dhurohen në nivel botëror, derisa të mbledhim së bashku 10 milionë euro për ndihmat humanitare”, thuhet në një njoftim të Google.

Top Channel