Aplikacionet e vetë Apple të instaluar më herët në iPhone dhe iPad, që ndonjëherë edhe rëndojnë memorien e telefonit, tashmë mund të fshihen. Kështu ka bërë të ditur administratori i deleguar Tim Cook gjatë një interviste për Buzzfeed.

Ai ka folur edhe për telefonë të tjerë të Apple dhe privatësinë e lidhur me asistentin zanor Siri. Në iOS 9 që tashmë është i shkarkueshëm, nuk flitet për këtë të re. Ndoshta kompania po e përdor këtë përditësimet e ardhshme.

Përsa i përket këtyre aplikacioneve të parainstaluara bëhet fjalë dhe për ato të famshmet si Safari, Mail, por edhe ato më pak të përdorshme si Podcast, Vvatch, Bursa. “Nuk duam të vjedhim hapësirën tuaj, nuk kemi asnjë motiv për ta bërë kët”, ka thënë administratori i Apple.

Top Channel