Kosovë, Kuçi dorëzohet: Qytetarët s’kanë besim tek drejtësia

16/09/2015 16:45

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pranuar se qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin në sistemin e drejtësisë.

Në takimin e Bordit të Përbashkët për Sundim të Ligjit, ku ka prezantuar raportin për sundimin ligjit, Kuçi tha se do të punohet që të rritet vullneti dhe besimi i qytetarëve të Kosovës për drejtësinë. Gjithashtu, edhe kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi tha se qytetarëve do t’u kthehet besimi.

Ndërsa kryetari i Këshillit Gjyqësor, Enver Peçi tha se do t’i ngrenë kapacitetet e institucioneve që të jenë të pavarir në drejtësi dhe të zgjidhin problemet me të cilat përballen qytetarët.

Në takim kanë marrë pjesë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe ai i EULEX-it, Gabriele Meuci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA