Admirali i Marinës së SHBA-ve, Mark E. Ferguson III, komandanti i Forcës së Përbashkët “Komanda Napoli”, u takua të mërkurën me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta, në kampin “Film City”, Shtabin e KFOR-it të NATO-s.
Kjo ishte vizita e parë e admiralit Ferguson në selinë e KFOR-it që nga emërimi i gjeneralit Miglietta si komandant i KFOR-it, më 7 gusht.
Admirali Ferguson është njoftuar në mënyrë të hollësishme nga komandanti i KFOR-it dhe stafi i shtabit të përgjithshëm mbi zhvillimet e fundit dhe gjendjen aktuale të sigurisë e asaj politike në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit.
“Komandanti Forcës së Përbashët në Napoli shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e trupave të KFOR-it për stabilitetin e së ardhmes së Kosovës dhe theksoi rëndësinë për të mbështetur zhvillimin e institucioneve të sigurisë të cilat janë në gjendje të funksionojnë pa ndihmën e NATO-s”, thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga KFOR.
Top Channel