Festa e Pezës, kujtohet 73-vjetori i Konferencës

16/09/2015 14:45

16 shtatori ka mbledhur në Pezë të rinj, deputetë dhe drejtues të pushtetit vendor për të përkujtuar 73-vjetorin e Konferencës së Pezës, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Në kremtimin e kësaj dite para shtëpisë muze, ku 73 vjet më parë zhvilloi punimet Konferenca, kishin ardhur qindra veteranë të Luftës Antifashiste, banorë të zonës, si dhe mjaft qytetarë nga Tirana.

“Dua të theksoj se Konferenca e Pezës arriti të rendiste Shqipërinë krahas vendeve të tjera që luftonin për lirinë dhe mesazhi i saj është po aq kuptimplotë edhe sot; lipset bashkim dhe bashkëpunim i të gjitha forcave politike që drejtojnë vendit drejt një qëllimi të përbashkët, zhvillimin dhe forcimin e shtetit shqiptar dhe radhitjen e tij në vende te zhvilluara të familjes së madhe europiane”, tha Veliaj.

Të pranishmit vendosën  kurora me lule në monumentin kushtuar Konferencës dhe bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Pezës. Por, kryetari i Bashkise beri dhe premtim për banorët e Pezës, territori i së cilës tanimë administrohet nga Bashkia e Tiranës.

“Me të njëjtin frymëzim do të punojmë edhe në bashkinë e re të Tiranës. Edhe vetë emri i këtij institucioni i ka rrënjët në fjalën bashkim. Do të përpiqemi që falenderimin për Pezën ta projektojmë në vepra konkrete që do të sjellin zhvillimin e kësaj zone, prodhimtarisë bujqësore dhe blegtorale, nevojat që kanë fermerët dhe ata që vendosin të jetojnë në zonat rurale të Tiranës, sepse puna për zhvillim është një nga mënyrat më të mira për të falenderuar Pezën”, deklaroi Veliaj.

Festa e Pezës ka filuar prej  tre ditesh. Në orën 20:30, një koncert me banda rock për të rinjtë do të përmbyllë festimet e 16 shtatorit në Pezë, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA