
Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri inauguroi të premten fillimin e punimeve për ndërtimin e shtëpive zëvendësuese për familjet që preken nga programi i risistemimit, në kuadër të projektit hidroenergjetik të Devollit.
Edhe pse nuk është një detyrim që rrjedh nga kontrata, “Devoll Hydropower” po ndërton 15 shtëpi të reja për strehimin e familjeve, të cilave u preket shtëpia ekzistuese për shkak të ndërtimit të hidrocentralit të Banjës.
Ministri vuri tullën e parë për ndërtimin e këtyre banesave, të cilat pritet të jenë gati brenda 6 muajve. Gjiknuri tha se ky është një model i ri i të bërit biznes në Shqipëri.
“Devoll Hydropower” është gjithashtu duke zbatuar edhe programin e ndërtimit të infrastrukturës zëvendësuese që përfshin ndërtimin e rrugës Banjë-Gramsh-Ura e Trashovicës. Gjithashtu, po investohet në rrugët e fshatrave që shtrihen pranë HEC-it. Por kjo ka marrë përsipër të zëvendësojë edhe të gjithë elementët e infrastrukturës që preken nga hidrocentrali, si shkolla e Drizës dhe Ujësjellësit e Drizës dhe Cerujës.
Top Channel