Korçë, aksident i rëndë në punë për një 24-vjeçar

10/09/2015 19:30

Një 24-vjeçar është plagosur rëndë teksa ka qenë duke punuar në fabrikën e duhanit në qytetin e Korçës. Sipas të dhënave, 24-vjeçari Edmir Ibro është goditur nga dera e autokllavës ku përpunohej duhani e cila është hapur për shkak të presionit të ajrit.

Sipas të dhënave, i riu mbikqyrte pajisjet në repartin ku bëhet tharja me avull e duhanit, por një defekt teknik është bërë shkak që dera e autokllavës të hapet me presion dhe ta dëmtojë atë rëndë.

Burime nga spitali thanë se 24-vjeçari si pasojë e goditjes me presion ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, ndërsa është transportuar urgjentisht në Tiranë pasi rrezikonte jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA