Jo vetëm iPhone. Në kohën e Krishtlindjeve do të vijnë një sërë smartphone-ësh të rinj, nga emra të mëdhenj si Apple apo Samsung. Disa nga këto pajisje u prezantuan disa ditë më parë në panairin e elentronikës, Ifa në Berlin.

Duke nisur nga Mate S i Huawei, kompania kineze që synon të sfidojë Apple, sidomos me çmimet. Pajisja ka një ekran prej 5.5 polsh, shumë i ndjeshëm ndaj prekjes dhe ka teknologjinë Force Touch, njësoj si iPhone. Do të dalë në shitje në tetor me një çmim më konkurrues se telefoni i Apple.

Edhe kompania japoneze Sony hyn në sfidën e të mëdhenjve me Xperia Z5, në tre variante që kanë një dizenjim identik por ndryshojnë nga përmasat, 4.6, 5.2 apo 5.5 polsh.

Smartphone-i tjetër quhet Go Play, dhe është telefoni i Alcatel. Ai është projektuar për t’i rezistuar ujit, pluhurit dhe goditjeve. Do të ketë një bateri të fuqishme, që mund të zgjasë deri në 20 ditë, dhe me 55 orë riprodhim muzikor.

Dhe në fund, Samsung sapo ka prezantuar smartphone-in e tij konkurrues ndaj Apple, Samsung Galaxy S6 Edge. Përveçse një pajisje teknologjike, e reja është Samsung Pay, sistemi i pagesës në telefon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA