Apple prezantoi në eventin e madh iPad Tablet, Apple TV me dyqanin e vetë të aplikacioneve, dhe iPhone që tregon forcën që ushtrohet mbi ekran.
iPad Pro sugjeron kompania është e përshtatshme për detyra, vide lojëra, redaktime dhe për të parë filma. Shitjet në modelet e mëparshme të iPad të kompanisë janë në rënie.
Apple thotë se prekja 3D e telefonit të ri “transformon” eksperiencën e përdorimit të këtij telefoni, duke e bërë më të thjeshtë kalimin nga një aplikacion në tjetrin.
iPad Pro ka një ekran 32.8 cm, duke pasur një gjatësi më të shkurtër se iPad Air 2. Ekspertët sugjerojnë se modeli i ri do të rrisë numrin e shitjeve.
Kompania prezantoi edhe një tjetër risi, Apple Pencil, i cili ka një sensorë i cili ka të njëjtat efekte si një lapës i vërtetë në letër.
Top Channel