Investimet në Lushnje, qeveri e bashki shpenzojnë mbi 80 milionë lekë

10/09/2015 11:20

Qyteti i Lushnjes ka përfituar me dhjetëra investime nga qeveria Rama. Deri tani numërohen 5 investime madhore të cilat janë drejt përfundimit, si rikonstruksioni i sheshit qëndror, rehabilitimi i banesave sociale apo rehabilitimi i Rrugës së Kongresit.

Sipas kryetarit të bashkisë Fatos Tushe, këto investime të planifikuara për 2015-n po ndryshojnë krejtësisht pamjen e qytetit. Tushe ka saktësuar se disa prej projekteve të investuara janë nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe nga fondet e zhvillimeve rajonale.

Ndërsa një pjesë e këtyre investimeve janë duke u zbatuar në terren, pritet të nisë investimi për rikonstruksionin e gjimnazit “18 Tetori” dhe urbanizimi i lagjes “20 Tetori”, në vlerën e mbi 53 milionë lekëve. Këto dy investime pritej të kryheshin prej 25 vitesh.

Ndërsa pjesa më e madhe e investimeve në Lushnje janë nga fondet e qeverisë shqiptare, me fondet e bashkisë me vlerë 33 milionë lekë janë asfaltuar pesë segmente rrugore në disa lagje periferike, duke sjellë përmirësimin e jetesës së banorëve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA