BND: ISIS ka përdorur gazin mustard

09/09/2015 02:05

Agjencia e Inteligjencës së Jashtme gjermane, BND thotë se ka mbledhur prova të cilat vërtetojnë përdorimin e gazit mustard nga grupi i Shtetit Islamik.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, agjentët e BND-së zotërojnë mostra gjaku të kurdëve të cilët janë plagosur gjatë përleshjeve me ekstremistët e ISIS.

Shefi i BND, Gerhard Schindler pohoi se gazi mustard, që është i një rrezikshmërie tepër të lartë, është përdorur në Irakun Verior.

Më parë, edhe Shtetet e Bashkuara u deklaruan se kishin fakte të mjaftueshme për të vërtetuar se militantët e Shtetit Islamik kanë përdorur gazin mustard gjatë një sulmi ndaj forcave kurde në Irak.

Militantët besohet se e kanë marrë gazin mustard në Siri, pasi edhe qeveria e këtij vendi para dy vitesh e pranoi se ka një sasi të madhe, kur ra dakord që të heqë dorë nga armët kimike.

Top Channel