Një aplikacion për pajisjet Android, që përmban video pornografike, në të vërtetë bllokon telefonin. Por jo vetëm kaq, duke kërcënuar përdoruesin se do t’i publikojë fotot e tij, aplikacioni i kërkon një shpërblim prej 500 dollarësh.

Ky aplikacioni zbuluar nga shoqëria e sigurisë informatike, Zscaler, quhet “Adult Player” dhe bllokon telefonin duke e bërë të papërdorshëm. Ai tregon fotot selfie të përdoruesit në ekran, bashkë me kërcënimin.

Aplikacioni, që nuk është i disponueshëm në Google Play Store, mashtron atë që e shkarkon duke i kërkuar leje të bllokojë telefonin, një leje kjo që në pamje të parë duket e njëjtë me atë që kërkojnë shumë aplikacione në fazën e instalimit.

E në fakt, nuk bëhet fjalë për aplikacionin e parë të këtij lloji, të zbuluar nga ekspertët. Muajt e kaluar Zscaler zbuloi aplikacionin “Droid Porn”, që pasi bllokonte pajisjen i kërkonte dëmshpërblim përdoruesit, duke u hequr si FBI. Ata kërcënonin përdoruesin se kishin shkelur ligjin me materiale pedopronografike dhe duhej të paguanin nëpërmjet PayPal gjobën prej 500 dollarësh.

Të dy aplikacionet janë të tipit ‘ransomware’, rpgorami i përdorur nga hakerët për të bllokuar apo deshifruar përmbajtjen e kompjuterave apo telefonëve, të përdoruesve privatë, kompanive, apo enteve publike, në mënyrë që të kërkonte shpërblim (ransom në anglisht).

Top Channel