Amazon po përgatitet të prezantojë tabletin me kosot të ulët, që do të kushtojë vetëm 50 dollarë, dhe që mund të jetë në shitje në periudhën e festave të fundvitit.

Sipas Wall Street Journal, pajisja do të ketë një ekran 6 polsh dhe do të jetë një nga modelet më pak të kushtueshme në treg, gati gjysma e çmimit aktual të Fire HD, i linjës së tableteve dhe e-book të shoqërisë Seattle.

Kolosi i shitjeve online, sipas Journal, ka si synim të tërheqë një sërë konsumatorësh në kërkim të këtij tableti, për të bërë blerje online ose të shohin “video in streaming”, edhe pse me karakteristika teknike pak më të dobëta se modelet në treg, nga iPad i Apple dhe tabletët Fire të vetë Amazon.

Tableti Amazon prej 50 dollarësh, për shembull, do të ketë një boks mono në vend të stereo, sipas zërave që qarkullojnë.

Top Channel