Vuçiç bisedon me Zelenskyn për agjendën ndërkombëtare, zbulon detaje nga diskutimet Rreth 450 nxënës shqiptarë të shkollës së mesme kimike “Marija Kiri Skllodovska” në Shkup ende nuk janë ulur në bankat e tyre, ndonëse viti i ri shkollor ka nisur më 1 shtator.
Nxënësit, thonë se me urdhër të drejtorit të kësaj shkolle, Lupço Celevski, ata nuk po lejohen të hyjnë në klasa. Siç, rrëfejnë të rinjtë shqiptarë, udhëheqësit e shkollës ka urdhëruar dislokimin e tyre në një objekt tjetër, për të cilin thonë se nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e procesit mësimor.
“Dëshirojnë të na dërgojnë në shkollën “8 Shtatori” ku nuk ka as klasa për nxënësit, gjithsej janë 8 klasa, sa kemi dëgjuar nuk as tualete e mos të flasim për salla sportive e për laborator që na duhen për drejtimet tona”, shprehet një nxënës.
“Një ndër problemet që na shqetëson është ligjërimi i profesorëve në gjuhën maqedonase, të gjitha lëndët e praktikës i ligjërojnë profesorët maqedonas”, thotë një nxënës.
Nxënësit shqiptarë dyshojnë se qëllimi i drejtorisë është që me largimin e tyre, në këtë shkollë procesi mësimor të zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase. Probleme me udhëheqësit e shkollës kanë edhe mësimdhënësit shqiptarë. Ata, thonë se drejtoria nuk ua ka vazhduar kontratat e punës 21 profesorëve shqiptarë nga gjithsej 24 sa kanë qenë të angazhuar vitin e kaluar.
“Problem tjetër është edhe moslajmërimi i profesorëve. Të gjithë profesorët që plotësojnë kushtet për të dhënë mësim këtu, i gjithë kuadri nuk janë të punësuar, nuk kanë vendim të përhershëm pune”, shprehet një tjetër nxënës.
Por, edhe krahas gjithë këtyre ankesave, drejtori maqedonas, i cili nuk është prononcuar para kamerave, përmes telefonit shkurt ka thënë se dyert e shkollës nuk janë të mbyllura për shqiptarët. Ndërkohë, zyrtarët e BDI-së që drejtojnë ministrinë e arsimit në Maqedoni, përveç premtimeve të shumta për zgjidhjen e problemeve, deri tani janë treguar të pafuqishëm për ta përmirësuar situatën në arsimin shqip.
“Në rastin konkret kush do dhe çfarë të do mund të fletë, por largimin e atyre nxënësve nga ajo shkollë dhe largimin e punëtorëve nga vendi i tyre i punës, nga shkolla e mesme “Marija Kiri Skllodovska”, ajo punë nuk mund të bëhet pa pasur pëlqimin dhe pajtimin e të gjitha palëve”, thotë Safet Neziri, përgjegjës për shkollat e mesme në Ministrinë e Arsimit në Maqedoni.
Në shkollën e Mesme Kimike “Marija Kiri Skllodovska” në Shkup mësojnë rreth 980 nxënës, 450 prej të cilëve janë shqiptarë.
Top Channel