Mes modeleve të reja të orave smart të prezantuar nga Motorola, në panairin e teknologjisë në Berlin, mungonte vetëm një. Ajo ishte menduar për më të rinjtë, me shumë ngjyra dhe me kosto të ulët, të cilën e prezantoi në faqen e tij në internet Imaan Naeem, një dizenjues i kompanisë.

Fotot e publikuara në blogun EyeOnMobility tashmë të hequra nga faqja, tregonin një orë mjaft të ngjashme me Moto 360, me kornizë rrethore, të karakterizuar nga një unazë me ngjyra dhe ripa sportive, të ndryshueshëm shumë lehtë.

Vetë kompania Motorola nuk ka bërë asnjë deklaratë, dhe për këtë nuk dihet nëse ka hequr dorë apo e ka shtyrë për më vonë prezantimin e saj.

Top Channel