iPhone 6S dhe 6S do të prezantohen gjatë së mërkurës nga Apple, ndërsa kompania ka njoftuar se telefonat e shumëpritur do të jenë në dyqane që më 18 shtator.

Të dy modelet e reja të iPhone nga Apple do të vijnë me një numër përmirësimesh në krahasim me modelet ekzistuese, ndërsa dizajni pritet të mbetet shumë i ngjashëm me iPhone 6. Më herët, eksperti i “KGI Securities”, Ming-Chi Kuo ka thënë se kamera e përparme e iPhone 6S do të jetë 5 megapiksel, deri më tani, kamerat e përparme kanë ngecur te 1.2 megapiksel. Përmirësimet e mëdha në iPhone 6S do të vijë në formën e harduerit, dhe telefonat e rinj të Apple pritet të ofrojnë edhe Force Touch.

Gjatë ditës së nesërme, Apple pritet gjithashtu të prezantojë një procesor të ri me modelet e reja të iPhone, Apple A9, i cili do të sjellë një numër të përmirësimeve të performancës, si dhe grafikë të përmirësuar mbi modelet aktuale, bashkë edhe me 2GB RAM.

Top Channel