Apple pritet të prezantojë ditën e mërkurë produktet e saj të reja, ku vëmendja do të përqendrohet tek modeli i ri i iPhone dhe seria e re e Apple TV.

Përveç këtyre dy produkteve kryesore, gjiganti amerikan i teknologjisë pritet të prezantojë edhe sistemin e ri të operimit, iOS 9. Risia më e madhe e këtij sistemi do të jetë një opsion që do t’u mundësojë përdoruesve të zgjedhin të bllokojnë ose jo reklamimet në shfletuesin Safari.

Deri më tani në këtë shfletues reklamonin qindra kompani, të cilat kanë shfaqur shqetësimin se me risinë e Apple do të humbasin miliona dollarë.

Bllokimi i reklamave që hapen pa dëshirën e përdoruesit është i përhapur gjerësisht në kompjutera dhe pajisje të tjera teknologjike, përjashto këtu telefonat inteligjentë. Në këtë sektor as aktualisht nuk mungojnë aplikacionet që bllokojnë këto reklamime, por përhapja e tyre është mjaft e kufizuar, si tek sistemi iOS ashtu edhe tek Androidët.

Ky hap i Apple mund të kursejë përdoruesit e iPhone nga konsumi i tepërt i internetit duke reduktuar faturën mujore për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA