Është anuluar edhe seanca e së hënës gjyqësore lidhur me rastin “Puç”, që ka të bëjë me bisedat e përgjuara telefonike dhe ku si i akuzuari i katërt është edhe kryetari i opozitës maqedonase, Zoran Zaev.
Seanca gjyqësore është ndërprerë ngaqë Zaev nuk e ka përfillur ftesën për të marr pjesë në të.
Zaev edhe më parë ka deklaruar se nuk e respekton këtë gjyq, për të cilin ai thotë se është i kontrolluar nga pushteti.
Në seancën e mëparshme gjyqësore, gjykatësja që e drejton këtë proces, pati palajmëruar se do të japë urdhër për arrestimin e Zaevit, nëse nuk paraqitet në Gjykatë.
Ndërkohë, prokuroria ka propozuar t’i merret pasaporta kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, ndërkaq avokatët mbrojtës të Zaevit kanë kërkuar anulimin e gjykimit deri në zgjedhjen e Prokurorit Special, i cili duhet të zgjidhet deri më 15 shtator, si pjesë e marrëveshjes ndërpartiake për daljen e Maqedonisë nga kriza politike.
Top Channel