Faqja kryesore e Twitter po bëhet gjithnjë e më e ngatërruar për smartphone. Të premten kompania shtoi opsionin “Who to follow” (Kë të ndjekësh) për iOS që të lidh me përdorues të tjerë të Twitter, me të cilët mund të jesh i interesuar të jesh në kontakt.

Sigurisht, Twitter është përpjekur gjithmonë të nxjerrë në pah llogari që ai mendon se janë të mira për statusin tuaj prej 140 karakteresh, por tashmë do të jetë direkt në faqen kryesore.

Kombinuar me opsionin tjetër “While you were away”, (Teksa ju nuk ishit), që ju tregon postimet me popullore që nga hera e fundit që keni hyrë në rrjetin social, do t’ju duhet pak lundrim për të arritur në përditësimin direkt të Twitter.

“Who to follow” do të qëndrojë gjithmonë në krye të faqes teksa ju lundroni, kështu që nuk do të jetë shumë e bezdisshme, shkruan “The Verge”. Por megjithatë ashtu si dhe opsioni tjetër, ju mund të mbyllni gjithë këtë duke shtypur simbolin “X”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA