Kryetari i Kuvendit i kërkon institucioneve përgjegjëse zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes së ndodhur në Laç, ku është arrestuar deputeti i Kuvendit, Armando Prenga. Nëpërmjet deklaratës për mediat, kryeparlamentari Meta kërkon “vendosjen para ligjit të personave përgjegjës”.
“Zyra e shtypit pranë Kryetarit të Kuvendit informon se pasi është njohur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Laç, gjatë së cilës mbetën të lënduar disa shtetas, si dhe deklaratën e Policisë së Shtetit mbi rrethanat dhe personat e përfshirë në të dhe ndalimin nga organet e zbatimit të ligjit të deputetit Armando Prenga, Kryetari i Kuvendit kërkon nga institucionet përgjegjëse zbardhjen e menjqhershme të saj, si dhe vendosjen përpara ligjit të personave përgjegjës”, thuhet në deklaratën bërë publike nga zëdhënësi i z. Meta, Emiljano Aleksi.
Top Channel