Dështimi eventual i marrëveshje së 2 qershorit për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni mund të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit dhe të komplikojë procesin për çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Kështu thuhet në raportin më të ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Maqedoninë. Sipas FMN-së, gjatë këtij viti vendi do të shënojë një rritje ekonomike prej 3.2%, ndërsa mbledhja e dobët e tatimeve, rritja e rrogave të policisë si dhe shpenzimet plotësuese kapitale do të ndikojnë që defiçiti buxhetor të shkojë në 4%.
Në raportin e FMN-së thuhet se, eksporti këtë vit ka shënuar rritje, por megjithatë, importi i lartë ka ndikuar negativisht në rritjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit.
FMN-ja paralajmëron se hapësira për marrjen e borxhit nga Maqedonia tashmë është zvogëluar. Ndonëse në vitin 2008 në krizën financiare globale vendi u fut me borxhin më të ulët publik, ai në vitin 2014 ka arritur në 43.3% nga Prodhimi i Brendshëm.
Fondi Monetar Ndërkombëtar inkurajon qeverinë e Shkupit që të vazhdojë me reformat strukturore për hapjen e më tepër vendeve të punës, të vijojë përpjekjet për të lehtësuar marrjen e kredive nga bizneset, si dhe të përshpejtojë pagesën e borxheve.
Top Channel