Projekti për Parkun, urbanistë dhe arkitektë: Rezolutë për ta anuluar

02/09/2015 00:00

Urbanistë, arkitektë dhe ambientalistë kanë hartuar një rezolutë ku i kërkojnë kryeministrit, kryetarit të bashkisë dhe ministres së Territorit t’i thonë ndal zbatimit të projektit në hyrje të parkut kombëtar pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Sipas tyre në këtë park nuk duhet cënuar asnjë metër katror aq më tepër për ta betonizuar atë. Ky projekt u kundërshtua pak kohë më parë edhe nga shoqëria civile kur po zhvillohej gara ndërmjet studiove të arkitekturës, për projektin më të mirë.

Por pas reagimit të shoqërisë civile nuk u shpall asnjë studio fituese për të vijuar me konkursin në muajin shtator. Por, zbatimi i një projekti në hyrje të parkut kombëtar duket se do të hasë sërish kundërshtinë e ambientalistëve dhe urbanistëve.

Top Channel