Autoritetet greke kanë sekuestruar sërish një ngarkesë me armë për Shtetin Islamik. Sipas zyrtarëve grekë, ngarkesa me armë ishte e stivosur në anijen “Haddad1” me flamur bolivian dhe kishte destinacion Libinë.

Sipas dokumenteve, ngarkesa duhet të ishte lëndë plastike, por në të vërtetë ajo përbëhej nga mijëra armë automatike kallashnikovë, mitralozë të rëndë dhe të lehtë, armë kundërajrore dhe lëshues antitank, qindra-mijëra fishekë dhe sasi ende e paspecifikuar lënde shpërthyese.

Anija është nisur nga Ukraina. Pas qëndrimit disa ditor në portin turk të Alkesandretës, kishte ngritur spirancën me destinacion Libinë, ku dhe do të dorëzohej në magazinat e grupeve terroriste që i janë bashkangjitur ISIS-it në zonë. Burime prej policisë greke thanë se informacioni për transportin e armëve ishte dhënë nga shërbimet sekrete të vendeve aleate.

Ai kushton disa milion euro dhe paratë janë përfituar prej trafiqeve të Shtetit Islamik. Fillimisht, anija u gjet disa milje në det larg ishullit të Kretës dhe pas verifikimeve u dërgua në portin e Iraklios. 7 marinarët janë arrestuar e po merren në pyetje.

Kjo është ngarkesa e dytë me armë të destinuara për Shtetin Islamik, që ndalohet brenda një viti në zonën e Kretës.

Top Channel