Libi, mbytet anija me emigrantë, 37 viktima

31/08/2015 00:00

Një tjetër anije me emigrantë është mbytur në brigjet lindore të Libisë, duke shkaktuar 37 viktima.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar ende sa emigrantë ndodheshin në anije, por dyshohet se ka ende trupa të tjerë të zhdukur pas fundosjes së anijes.

Para disa ditësh, dy anije të tjera u mbytën në afërsi të qytetit libian, Zuwara. Nga përmbysja e këtyre anijeve, mendohet se humbën jetën rreth 500 persona.

Top Channel