Arrihet marrëveshja Izrael-Liban, firmoset nga të dyja palët pas pesë raundesh bisedimesh në Uashington Për më shumë se një vit, Abu Abdullah ka qenë një nga njerëzit më të kërkuar në Bagdad. Ai ishte i njohur nga autoritetet irakiane si “planifikuesi” më i zotë, që kishte Shteti Islamik për përgatitjen e kamikazëve.
Abdullah është përgjegjës për qindra sulme kamikaze, që kanë goditur xhami të ndryshme, shkolla, rrugë, dyqane apo banesa në Lindjen e Mesme. Këto bomba kanë marrë jetët e shumë njerëzve të pafajshëm, përfshirë këtu edhe fëmijë.
Ndaj krerët e kalifatit e mbanin të izoluar, si një nga profesionistët e tyre më të mirë, i cili mundësonte realizimin e këtyre akteve çnjerëzore. Por, policia e Bagdadit arriti ta kapte, duke e dënuar me burgim të përjetshëm.
Tashmë pas hekurave, Abdullah ka rrëfyer për britaniken “the Guardian” sesi ka përgatitur dhjetëra kamikazë përpara se ata të hidheshin në erë. “Fillimisht i prisja te dera e shtëpisë sime. I studioja me shikim të parë nëse ishin gati për ta marrë atë hap apo jo, më pas uleshim së bashku dhe luteshim me Kuran. U vendosja mirë bombën në rripin e pantallonave, ndërsa në fund i shoqëroja drejt vendit ku do të kryenin sulmin”, u shpreh Abdullah.
Ai rrëfen se, vetëm njëri prej tyre u pendua në momentin e fundit dhe u tërhoq, pasi përgjithësisht, kamikazët janë të stërvitur që të vegjël për misionin që do të kryejnë në jetë.
Kur u pyet nga reporteri i “the Guardian” për ISIS-in, si një nga anëtarët më të vjetër të tij që prej vitit 2004, Abu Abdullah, edhe pse tashmë pas hekurave, u shpreh: Shteti Islamik po përhapet, ai po vjen. Ajo që ISIS ka arritur gjithë këto kohë nuk mund të fshihet. Kalifati është një realitet, – mbylli fjalën e tij njeriu më i kërkuar i Bagdadit, i cili në fund tha se nuk është penduar për të kaluarën, sepse gjithçka ka bërë, ka qenë në përputhje me besimin e tij.
Top Channel