Basha: Rama, përfituesi më i madh i informalitetit

31/08/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpreh mosbesim dhe thotë se aksioni i paralajmëruar nga qeveria kundër informalitetit, do të godasë të pamundurit dhe do të favorizojë klientelën e qeverisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se i njoftuar nga kryeministri Rama, ky aksion është pak i besueshëm duke dhënë edhe arsyen se përse, sipas tij.

“Sa i besueshëm mund të jetë kur flet për informalitetin dikush që ka fshehur pasurinë e tij prej vitesh, duke deklaruar 3 mijë euro pasuri e duke u shpallur i pastrehë? Kjo edhe pse pasuria e tij prej favoreve ndaj klientelës është e njohur nga i madh e i vogël”, shkruan Basha.

Kreu i opozitës akuzon Ramën se është pëfituesi më i madh nga informalitetit.

“Kur predikon kundër informalitetit përfituesi më i madh prej tij, çorba është e prishur. Kërbaç për të pamundurit, shkelje syri për miqtë! Kjo është e vetmja që pritet prej tij”, mbyll postimin e tij, Lulzim Basha.

Top Channel