Përleshjet në Turqi, 7 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

28/08/2015 00:00

Shtatë persona, përfshirë edhe katër civilë, janë vrarë në Turqi gjatë përleshjeve mes Forcave të Armatosura të këtij vendi dhe militantëve kurdë në disa vende të ndryshme.

Rebelët e partisë kurde, PKK sulmuan me raketa një bazë ushtarakë në qytetin Cizre. Nga kjo përleshje mbetën të vrarë tre persona, ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe një 7-vjeçar.

Tre të tjerë humbën jetën në Yuksekova, një qytet ku përleshjet vazhdojnë prej ditësh, ndërsa në provincën Diyarbakir një ushtar mbeti i vrarë dhe katër të tjerë mbetën të plagosur.

Një armëpushim prej dy vitesh e gjysmë mori fund në korrik, pasi një grup i afërt me partinë kurde qëlloi për vdekje dy policë, ndërsa turqit iu kundërpërgjigjën grupit me sulme në Irak dhe Turqi.

Top Channel