Noka në fshatrat e Kukësit: Banorët në Gjermani, këto nuk janë fshatra greke

28/08/2015 00:00

Zona e Shishtavecit në Kukës është puthuajse e boshatisur dhe atje ka mbetur kryesisht mosha e tretë.

Të tjerët rezultojnë në listat e Gjermanisë si azilkërkues. Ky realitet, sipas ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka, nuk mund të fshihet nga propaganda dhe falsifikimet e qeverisë.

Ajo që është e papranueshme dhe revoltuese për demokratëtët është mospranimi i realitetit të rëndë të papunësisë dhe të harresës së këtyre zonave nga qeveria, e cila ia faturon azilkëruesit shqiptar, Greqisë.

“Në rast se Edi Rama dhe ministri i tij Tahiri, këto zona e fshatra i quajnë Greqi dhe banorët që kanë ikur prej këtu, që janë rreth 7 mijë kuksianë, mendojnë se janë banorë që kanë ikur nga Greqia, atëhëre ky është realiteti mashtrues i tyre. Realiteti që jetojnë kuksianët është ky që po themi. E vërteta është se 7 mijë banorë të pashpresë, të mjeruar, pa asnjë dritë jeshile për një të ardhme jaën detyruar të marrin rrugët”, thotë Noka.

Ky reagim i opozitës vjen pasi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i bëri thirrje opozitës të mos e keqpërdorë politikisht dhe të mos abuzojë me çështjen e azilkëruesve.

Sepse sipas qeverisë shqiptare, statistiksat gjermane për gati 30 mijë azilkerkues nga Shqipëria në 7 muaj, nuk përputhen me rritjen prej 0.6 perqind të shtetasve shqiptarë që rezultojnë në sistemin kufitar, si të dalë jashtë vendit për të njëjtën periudhë.

“Në rast se TIMS-i i tyre rezulton ndryshe është çështje e tyre, sepse e kanë falsifikuar. Banorët e këtyre zonave nuk janë banorë që numërohen në avionët që nisen nga Rinasi, pasi këta banorë kanë zgjedhur rrugën  më të lirë e të shpejtë nga Prishtina e Shkupi, për shkak të kostos dhe distancës më të afërt për t’u larguar nga ky vend. Ky është realiteti”, shprehet Noka.

Top Channel