Arrihet marrëveshja Izrael-Liban, firmoset nga të dyja palët pas pesë raundesh bisedimesh në Uashington
Policia kineze ka arrestuar 12 persona si të dyshuar në përfshirjen në shpërthimin masiv që ndodhi këtë muaj në qytetin-port të këtij vendi, Tianxhin e që i mori jetën 139 personave.
Në mesin e të arrestuarve ishin presidenti, zv/presidenti dhe tre zyrtarë të tjerë të lartë të kompanisë e cila kishte nën menaxhim depon me kimikale që shpërtheu.
Lajmi për arrestimet e 12 të dyshuarve, vjen vetëm një ditë pasi u shkarkua, nën dyshimin për korrupsion, kreu i rregullatorit për siguri në punë, autoritet i cili duhej të ishte treguar më i vëmendshëm kur bëhet fjalë për kushtet e punës në depo si ato të Tianxhin.
Ndërkohë, banorët e qytetit kinez të Tianxhinit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga shpërthimet e fuqishme të 12 gushtit, ditë më parë kanë protestuar me kërkesën për dëmshpërblim nga qeveria.
Top Channel