PD, Ristani: Ortakëria me krimin ka kapur majat

27/08/2015 00:00

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani deklaroi se situata në vend është kritike dhe “ortakëria me krimin ka kapur majat”.

Në një deklaratë për mediat, Ristani tha se qeveria po bën propagandë me ca rrënjë kanabis, teksa lejon trafikun nga ajri.

“Pa ndërhyrjen e autoriteteve italiane, trafiku do të vazhdonte. Avionët me drogë do të fluturonin të qetë, dhe paratë do të ndaheshin e pasuritë e zyrtarëve do të shtoheshin. Ministri i Brendshëm është nën akuzë për këtë ngjarje dhe heshtja e tij vetëm sa e implikon më shumë. Bën propagandë me ca rrënjë kanabis, ndërkohë që lejon trafikun me avion të tonetalave bimë narkotike.
Situata është kritike dhe ortakëria me krimin ka kapur majat. Vetëm një reagim mbarëpopullor do ta pastrojë politikën dhe qeverisjen nga krimi e droga”, tha Ristani.

Top Channel