ISIS mund të ketë përdorur sërish armë kimike në veri të Sirisë

25/08/2015 00:00

Militantët e ISIS mund të kenë përdorur armë kimike në një sulm në një qytet verior të Sirisë të premten e kaluar, të paktën sipas “Mjekëve pa kufij”.

Organizata ndërkombëtare tha të martën se katër anëtarë të një familjeje ishin paraqitur me probleme në frymëmarrje pasi një predhë goditi shtëpinë e tyre. Përfaqësues të organizatës “Mjekëve pa kufij” kanë thënë gjithashtu se edhe 50 pacientë të tjerë ishin paraqitur në spital me simptoma të ekspozimit ndaj kimikateve.

Rebelët sirianë thanë se predhat ishte qëlluar të premten në nja fshat të kontrolluar nga ISIS.

Një zëdhënës i grupit Frontit Shami tha për “New York Times” se në fshatin Marea kanë rënë rreth 50 predha, ndërsa gjysma prej tyre përmbanin mustardë squfuri, që njihet ndryshe edhe si gaz mustardë, por është e lëngshme dhe në temperaturën e ambientit. Ai shkakton dëme të rënda në lëkurë, sy dhe në sistemin e frymëmarrjes, gjithashtu edhe në organet e brendshme.

Top Channel