Vjedhja e serverave, vetëvriten dy klientë të “Ashley Madison”

24/08/2015 00:00

Policia kanadeze ka raportuar se dy klientë të “Ashley Madison” kanë vrarë vetën pasi hakerat publikuar të dhënat e tyre.

Kompania Ashley Madison, një prej faqeve më të mëdha për njohje dhe takime për të rritur, ka ofruar 500 mijë dollarë shpërblim për informacione që do të çonin në arrestimin e hakerave.

“Mëngjesin e sotëm kemi pasur dy raportime vetëvrasjesh që lidhen me vjedhjen e të dhënave të klientëve nga “Ashley Madison”, tha një zyrtar i policisë.

Kompania ka bërë të ditur se janë vjedhur të dhënat e mbi 33 milionë llogarive. Prej ditësh, grupi i hakerave, i njohur si “Impact Team” ka nisur publikimin e këtyre të dhënave, mes të cilave besohet se ndodhen emra të njohur në fushën e sportit, artit, muzikës e madje edhe politikanë në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe vende të tjera të Europës.

“Impact Team”, në publikimin e “dosjes” së tretë me emra “tradhtarësh”, thotë se nuk synon të shantazhojë askënd dhe qëllimi është zhveshja e hipokrizisë së shumë personazheve të famshëm. Por pavarësisht këtyre pretendimeve, forumi teknologjik “The Verge” thotë se këto të dhëna po përdoren për të shantazhuar personat që kanë pasur një llogari në serverat e “Ashley Madison”.

Top Channel