VIDEO/ “Berisha n’burg”, protestë jo vetëm në Tiranë, kryedemokrati pritet me thirrje kundër tij para takimit me diasporën në New Jersey
Kryeministri Edi Rama ilustroi me një foto të publikuar në rrjetet sociale rritjen, sipas tij, në mbledhjen e të ardhurave nga viti 2013 deri në vitin 2015.
“Shikojini pak të ardhruat nga tatimet dhe doganat krahasuar me çfarë mblidhej në kohën e atyre që sot bërtasin ku kanë shkuar paratë”, thotë kryeministri.
Kjo deklaratë e Ramës ka shkaktuar reagimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Kryepërgjegjësi për vjedhjen e 160 milionë dollarëve nga tatimet dhe doganat është edhe kryegënjeshtari i Republikës. Këto dy vite rriti taksat, rriti çmimin e energjisë dhe të naftës, rriti tarifat dhe akcizat dhe prapë i mungojnë 160 milionë dollarë në 7 muaj”, thuhet në komunikatën e shpërndarë për mediat nga selia blu.
Basha i kërkon kryeministrit Rama, që sipas tij, të heqë dorë nga “tabelat e mashtrimit dhe trego ku përfunduan lekët e qytetarëve”.
Top Channel