Basha, vizitë në banesën e vajzës që humbi jetën në Gjermani

23/08/2015 00:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi në Kukës banesën e vajzës 23-vjeçare që humbi jetën në Gjermani.

Basha ngushëlloi familjarët e Ela Hazirajt dhe tha se bëhet fjalë për një “dramë dhe tragjedi kombëtare, për të cilën shkaktarët e saj heshtin”.

“Duhet të mbështesim të gjitha familjet e prekura nga emigracioni. Apeli im është që të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Basha.

Top Channel