Putin, i gatshëm për t’u takuar me Obamën

20/08/2015 00:00

Vladimir Putin është i hapur për një takim me homologun amerikan Barack Obama, kur presidenti rus të vizitojë Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Pohimin e bëri të mërkurën vetë kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

Duke folur me gazetarët në Sevastopol të Krimesë, Lavrov konfirmoi pjesëmarrjen e Putinit në seancën e 70 të Asamblesë që fillon në Nju Jork më 15 shtator.

Sipas ministrit të Jashtëm rus, shefi i Kremlinit, Putin do të bisedojë ballë për ballë me Presidentin Obama në qoftë se pala amerikane sinjalizon se dhe ajo e dëshiron një takim të tillë.

Top Channel