Ofensiva ndaj pro-rusëve, 7 civilë humbin jetën në lindje të Ukrainës

18/08/2015 00:00

Të paktën 9 kanë humbur jetën, mes tyre 7 civilë, në një ofensivë të forcave ukrainase kundër rebelëve pro-rusë, në lindje të vendit.

Lajmin e bën me dije ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duke shprehur shqetësimin e tij mbi zhvillimet e ditëve të fundit, që siç tha ai, tregojnë përgatitje nga ana e Kievit për aksione ushtarake.

Forcat pro-perëndimore të Kievit janë përleshur me rebelët gjatë ditëve të fundit për të marrë në kontroll autostradën që lidh Donjeckun me Mariupolin.

“Ne jemi të shqetësuar nga zhvillimet e ditëve të fundit, të cilët po tregojnë çdo ditë e më shumë se Kievi po synon një ofensivë të gjerë ndaj rebelëve”, tha Lavrov në një konferencë për shtyp, ku akuzoi Kievin se ka thyer kushtet e armëpushimit me rebelët.

Top Channel