Elbasan, fermerët e Jagodinës kanë mbetur të dëmtuar nga rrebeshi

18/08/2015 00:00

Dhjetëra fermerë të fshatit Jagodinë, pjesë e Bashkisë së Elbasanit, kanë pësuar dëmtime të mëdha nga rrebeshi i 3 ditëve më parë. Të mbjellat e tyre dhe dhjetëra hektarë sera janë shkatërruar tërësisht nga era e fortë dhe breshëri.

Të gjendur në këtë situatë, ku mundi i një viti ka shkuar dëm, ata kërkojnë ndihmë për të përballuar dëmet e pësuara.

Banorët e këtij fshati shprehen se, këto sera janë i vetmi mjet jetese për ta. Ata kanë marrë kredi për të kryer këto investime dhe tashmë gjendet pa asnjë shpresë, pas një teke të motit.

Fermerët shprehen se, shteti duhet të mendojë një zgjidhje afatgjatë për bujqësinë, në mënyrë që ajo të jetë e siguruar dhe fermerët të mos mbeten në mëshirë të fatit, pas çdo rrebeshi apo përmbytjeje.

Top Channel