Tajlandë, 21 të vrarë dhe 120 të plagosur nga shpërthimi në vendin e shenjtë

17/08/2015 00:00

Një bombë e vendosur në një motor shpërtheu këtë të hënë jashtë një vendi të shenjtë hindu në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, duke lënë 16 persona të vdekur – përfshi edhe 3 turistë të huaj siç raportojnë mediat, – në një sulm që qeveria tajlandeze e konsideron si një përpjekje për të shkatërruar ekonominë e vendit.

Ende nuk ka ndonjë marrje përgjegjësie për shpërthimin që ndodhi në vendin e shenjtë Erawan, në një kryqëzim në qendër të qytetit. Forcat e rendit në Tajlandë janë duke luftuar ndaj një kryengritjeje të niveleve të ulëta të myslimanëve, në jug të një vendi të dominuar kryesisht nga budistët, por rebelët shumë rrallë mund të kenë ndërmarrë sulme jashtë epiqendrës së tyre etnike të Malayt.

“Autorët e krimit kanë pasur si synim të shkatërrojnë ekonominë dhe turizmin, sepse incidenti ka ndodhur në zemër të qarkut më të shquar për turizëm”, tha ministri i Mbrojtjes, Prawit Wongsuwan, për “Reuters”.

Vendi i shenjtë i Erawanit, në një kënd tepër të populluar pranë hoteleve më luksoze të kryeqytetit, qendrave tregtare, zyrave dhe një spitali, është një pikë turistike tepër e njohur, që tërheq vëmendjen dhe kuriozitetin veçanërisht të vizitorëve nga Azia Lindore, përfshi edhe Kinën. Megjithatë, atje punojnë edhe tajlandezë të zakonshëm.

Qeveria mund të krijojë tashmë një “front lufte” për të koordinuar përgjigjen ndaj këtij shpërthimi, bëri të ditur televizioni “Nation”, duke cituar atë çfarë ka thënë kryeministri Prayuth Chan-ocha.

Dy persona nga Kina dhe një prej Filipineve janë mes viktimave, bëri të ditur një oficer policie jo në detyrë por turist në vendngjarje. Mediat vendase e çojnë numrin e të vrarëve në 16. Sipas policisë, janë edhe 81 persona të plagosur, ndërsa media njofton se shumica e viktimave janë nga Kina dhe Tajvani.

Në vendngjarje, autoritetet kanë urdhëruar shikuesit e pranishëm të largohen, pasi janë duke kontrolluar për një bombë të dytë. “Jemi duke kërkuar edhe për dy apo 3 bomba të tjera, pasi kemi gjetur një objekt të dyshimtë deri më tani”, tha shefi i policisë Prawut Thawornsiri. Ndoshta mund të ketë një tjetër shpërthim, ndaj dhe kemi bllokuar tërësisht skenën e krimit dhe u kemi kërkuar njerëzve kuriozë të largohen sa më shumë prej aty”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel