Shpërthimi në Tianxhin, banorët kërkojnë të kompensohen nga qeveria

17/08/2015 00:00

Banorët e qytetit kinez të Tianxhinit, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga shpërthimet e fuqishme të 12 gushtit, kanë dalë në protestë me kërkesën për kompensim nga qeveria.

Me dhjetëra vetë u mblodhën përpara hotelit “Mayfair”, ku zyrtarë lokalë po jepnin një konferencë për shtyp.

Demontruesit pretendojnë se magazinat e kimikateve që u hodhën në erë javën e kaluar, ishin ndërtuar ilegalisht pranë shtëpive të tyre.

Epiqendra e incidentit ka qene depoja ku mbahej “cianid sodiumi”. një hetim zyrtar ka nisur mbi shkaqet e shpërthimeve, por në këtë pikë është e qartë se shumë prej rregullave të sigurisë në këtë rast ose janë shkelur, ose thjesht janë injoruar.

Top Channel