SHBA-të dhe Gjermania do të tërheqin raketat “Patriot” nga Turqia

16/08/2015 00:00

Pas rivlerësimit të kërcënimeve nga konflikti në Siri duket se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania do të tërheqin bateritë e mbrojtjes raketore nga Turqia, të paktën sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar të dielën nga SHBA-të dhe Turqia.

Në fundjavë, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen njoftoi se Berlini nuk do të zgjatet mandati i mbrojtjes së kufirit jugor turk përtej afatit të parashikuar. Po kështu, bashkë me bateritë do të tërhiqen dhe 250 ushtarët gjermanë që janë aktualisht pjesë e misionit.

“Së bashku me partnerët e NATO-s e kemi mbrojtur popullin turk nga sulmet e mundshme raketore prej Sirisë. Raketat tona Patriot e kanë kryer me sukses misionin e tyre”, tha ministrja gjermane.

Turqia i pati kërkuar më herët NATO-s ta ndihmonte në forcimin e mbrojtjes ajrore ndaj sulmeve të mundshme nga Siria. Pjesë e misionit të mbrojtjes raketore u bënë SHBA-të, Gjermania, Holanda, e së fundi dhe Spanja.

Forcat e NATO-s janë të dislokuara pranë qytetit të Kahramanmaras-it, në jug të Turqisë, dhe që prej janarit të vitit 2013 kanë shërbyer në mision rreth 400 gjermanë.

Top Channel