VIDEO/ “Berisha n’burg”, protestë jo vetëm në Tiranë, kryedemokrati pritet me thirrje kundër tij para takimit me diasporën në New Jersey
Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses së saj Oriela Nebijaj, ka denoncuar ato që i quan “spastrime të pamotivuara të qeverisë për të hapur vende pune për militantët e saj”.
“Drama e 41-vjeçares Nexhmije Bushi, nënës dhe bashkëshortes nga Burreli, që tentoi vetvrasjen pas largimit nga puna, është pjesë e tragjedisë që po shkakton prej dy vitesh qeveria me spastrimet e pamotivuara, për të hapur vende pune për militantët e saj. Nexhmije Bushi ka arsimin e duhur për punën që bën në OSHEE dhe ajo punon në këtë sektor prej 17 vitesh. Por i besuari i Edi Ramës në Burrel, kryetari socialist që është dhe shef i madh i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë për rajonin, e ka hedhur në rrugë pa asnjë motiv, për t’i hapur vendin militantit pa arsimin përkatës”, tha Nebijaj.
Top Channel